Mirditë, arrestohet 17-vjeçari, tentoi të godasë prindërit me thikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2014, 09:36
Mirditë – Policia e Mirditës ka arritur sot të ndalojë në kohë, një 17-vjeçar që ka dashur të godasë me thikë, prindërit e tij. Është bërë e mundur kështu të parandalohet një krim i mundshëm brenda familjes.Policia ka arrestuar në flagrancë Ardit Kokën, i cili jo vetëm që kërcënoi me thikë prindërit, por edhe punonjësit e Policisë që kryen arrestimin e tij dhe sekuestrimin e armës së ftohtë.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter