Mbyllja e tregut "Dinamo", tregtarët në protestë bllokuan Unazën
Tirane- Tregtarët që kryejnë aktivitetin në tregun e Ish- Uzinës Dinamo protestuan sot paradite për disa orë duke kundërshtuar ashpër vendimin për zhvendosje të këtij tregu.Të irrituar tregtarët kanë bllokuar dy korsitë e unazës duke krijuar një trafik të rënduar në këtë aks për gati 30 minuta (rreth orës 09:30)Më pas me ndërhyrjen e forcave policore ata janë larguar nga rruga por kjo ka shkaktuar edhe momente tensioni."Mbrëmë policia mori me forcë tregtarët. Janë vënë snajpera nëpër banesa. Nuk ka asnjë dokument që njofton mbylljen."Përfaqësuesit paralajmëruan përshkallëzim të protestave deri në grevë urie nëse nuk gjendet një zgjidhje."Do vazhdojmë protetat. Do mbrojmë bukën e kalamajve tanë. Do kalojë deri në grevë urie".“Të gjithë punojnë me licencë, dhe në vend që të merren me ata që tregtojnë në rrugë merren me tregtarët që janë tatimpagues të rregullt. I kemi kërkuar me shkresë duke i kërkuar që të na japin një dokument dhe të na tregojnë se ku do shkojmë. Nuk na thonë asnjë gjë” shprehen tregtarët për gazetaren e Ora News Erblina Mile.Momentet e tensionitRreth orës 09:40 minuta tregtarët bllokuan për disa minuta trafikun në rrugën e unazës, pranë këtij tregu.U desht ndërhyrja e policisë për të liruar rrugën. Fillimisht u lirua një korsi më pas policia arriti të largojë tregtarët nga rruga dhe ti zhvendosë tek rrugica në hyrje të tregut.Task Forca e Bashkisë dhe e Prefekturës kanë vendosur mbylljen e 500 dyqane në këtë treg pasi nuk plotesojne kushtet higjeno- sanitare. Zyrtarisht deklarohet se janë njoftuar një muaj më parë për mbylljen e tregut, por tregtarët mohojnë.Tregu u bllokua prej mesnatës"Që prej orës 00:00 të 20 gushtit janë bllokuar të gjitha akset e rrugëve që të çojnë tek tregu." deklaruan tregtarët sot në orën 09:20 të vendosur para tregut.Mësohet se ka pasur dhe situata tensioni dhe përplasje mes tregtarëve dhe forcave policore edhe gjatë natës. Në këtë aksion për mbylljen e tregut 'Dinamo' policia bashkiake ka qenë në mbështetje të Policisë së Shtetit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter