Mesazhe anti-EULEX në Mitrovicën veriore

Në Mitrovicën veriore, gjatë natës, në disa vende të qytetit janë vendosur disa mesazhe që kërkojnë largimin e misionit evropian për sundimin e ligjit nga Kosova, raportojnë mediat serbe.Nga mesazhet e vendosura kryesisht nëpër shenja të komunikacionit , shkruhet gjithashtu ‘armiku i popullit serb’.Në mesazhe janë të vendosura edhe kryqa të thyer, shenja të përdorura në kohën e nazismit.