Mediat arabe raportojnë për arrestimet e xhihadistëve në Kosovë

Edhe mediat arabe kanë raportuar për arrestimet e ditës së hënë në Kosovë të të dyshuarve për përfshirjen në organizata terroriste ISIS dhe “Al Nusra”.Media “El Mejadiin”, me qendër në Liban shkruan se “ Organet e sigurisë në Kosove kanë njoftuar se kanë arrestuar 40 persona si te dyshuar se kanë marrë pjesë në luftë krah për krah me ekstremistët në Siri dhe Irak. Organet njoftojnë se gjatë operacionit kanë konfiskuar edhe mjete eksplozive armë të ndryshme, të cilat e rrezikojnë sigurinë e shtetit të Kosovës...”/Telegrafi/