Serbi, për disa pako ilaçe burgoset, plaçkitet dhe rrihet një kosovar

I kishte mbaruar pushimet në Kosovë dhe kishte marrë rrugën për Gjermani. Ilir Leci, 32 vjeçar nga Kamenica, zgjodhi rrugën për nga Serbia në Kroaci e për të mbërritur pastaj në Gjermani. Por kjo rrugë i kushtoi atij plaçkitjen e tre mijë eurove, burg 24 orësh dhe grushta e shqelma deri në alivanosje.Ilir Leci është ndaluar në pikën kufitare në Batrovc, e cila lidh Serbinë me Kroacinë.Në këtë fatkeqësi e kishin shtyrë Ilirin, disa ilaçe që në Serbi konsiderohen ilegale.Testosteronet, janë ilaçet që Iliri i kishte marrë nga Kosova për në Gjermani, por që atij i sollën mjaft probleme.“Më kanë ndaluar dje rreth orës katër në Batrovc. Më kanë burgosur menjëherë, dhe nuk dija asgjë. Unë nuk di serbisht dhe nuk i kuptoja. Më morën të gjitha ilaçet që  kisha dhe kërkonin që të më burgosnin me gjashtë muaj burg ose t’i paguaja pesë mijë euro. Unë edhe më parë i kam marrë nga Kosova këto ilaçe dhe asnjëherë nuk më kanë krijuar probleme në Serbi”, ka rrëfyerLeci për KosovaPress.Por keqtrajtimi nuk kishte mbaruar me aq. Ilirit ju desh të përjetojë edhe grushta dhe shqelma nga dy policë që ky as nuk i ka kuptuar se çfarë kanë thënë.Por, këto i kishin ndodhur në mëngjesin e të shtunës.“Të shtunën (sot) në mëngjes, më kanë marrë dhe njëri prej tyre më ka gjuajtur me grusht dhe më ka alivanosur. Pas kësaj, të dy më kanë goditur me shkelma dhe më kanë rrahur sa mundën. Kam qenë shumë keq, për shkakun se nuk kuptoja asgjë”, ka thënë Leci.Ilirit, në momentin e kapjes ja kishin marrë makinën dhe telefonin, saqë nuk ka mundur të lajmërojë as familjen. Atij i kishin lejuar, deri në orën 10, që të lajmërojë ndonjë të afërm.Pas 24 orë mbajtjeje në burgun e Sremska Mitrovicës, Ilir Leci është lëshuar për të vazhduar rrugën e tij në Gjermani, ndërsa deri në lirimin e tij, familjarët nuk kanë pasur dijeni ku të drejtoheshin.Gjatë kësaj kohe për lirimin e tij u angazhua dhëndrri i tij, Blerimi. E në proces është përfshirë edhe Ministria e Diasporës, e cila është munduar të gjejë zgjidhje për lirimin e personit në fjalë.Ndërsa para dy diteve, kjo ministri u ka bërë me dije qytetarëve të Kosovës se në pikën kufitare Horgoshtë Republikës së Hungarisë dheBatrovc të Kroacisë, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime.Kjo është mbështetur edhe në bazë të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë e cila është arritur më 2 korrik 2011 në dialogun teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë./D.HotiMarrë nga Kosova Press