Kosovë, varroset me nderime të larta, akademiku Besim Bokshi
I ndershëm, mentor i kujdesshëm për krijuesit e rinj, gjuhëtar i madh, shqiptar i madh dhe fisnik i madh. Kështu u quajt akademik Besim Bokshi, gjatë ceremonisë së varrimit të tij, që u zhvillua dje.U tha se dha në gjuhësi dhe në kulturën shqiptare plotë dije e peshë, me modesti, pa bujë por me penë dhe me fjalë.Akademikë të shumtë, familjarë, politikanë e qytetarë të shumtë i dhanë atij lamtumirën e fundit.Akademik Pajazit Nushi tha se vdekja e akademik Bokshit është pikëllim dhe humbje për të gjithë.“Ndërprerja e jetës së tij të fisme dhe e veprimtarisë arsimore, kulturore dhe shkencore e tij, me gjithë trashëgiminë e vet, konsideroj se është humbje e madhe, dhembje dhe pikëllim i madh për të gjithë”, tha ai.Edhe akademik Et’hem Lika tha se Bokshi nuk do të jetë në mesin e të tjerëve vetëm si frymë, por do të jetë, sipas tij, me punët që ka bërë.“Besimi mbetët ndër ne të gjithë kolegët e tij dhe të gjithë të tjerët, njeriu plotë urtësi e mirësi, njeriu që dha në gjuhësi dhe në kulturën shqiptare, plotë dije e peshë, me modesti, pa bujë, me penë, me fjalë dhe me frymë”, tha ai.Ndërsa kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Luan Gola tha se akademik Bokshi asnjëherë nuk ka qenë indiferent ndaj ngjarjeve që kanë ndodhur në vend, por gjithmonë ka qenë i angazhuar.“Ka qenë një mentor i kujdesshëm për studentët, krijuesit e rinj por gjithsesi edhe një bashkëpunëtor i zellshëm për kolegët e tij”, tha ai.Akademik Besim Bokshi dikur ishte deputet i Kuvendit të Kosovës e edhe kryetar i PSD-së.Së fundi ka qenë kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Gjakovës.Marrë nga Koha.net