Prokurori special: Kam fakte për të arrestuarit për terrorizëm
Kosovë-Prokurori special, Blerim Isufaj, pretendon se ka fakte se të arrestuarit kanë qenë në Siri.Mbi këtë bazë, prokurori e ka paraqitur kërkesën e tij që të pandehurve t’iu caktohet masa e paraburgimit dhe atë nën dyshimin se të pandehurit kanë kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, veprën penale “nxitja e urrejtjes përçarëse” ose “mosdurimi kombëtar, racor, fetar apo etnik”, veprën penale “rekrutim për terrorizëm” e disa nga të arrestuarit edhe veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.Këto vepra penale i kanë kundërshtuar edhe të gjithë mbrojtësit e 40 të dyshuarve, të cilët njashtu e kanë kundërshtuar edhe kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit.Derisa Gjykata po i shqyrton kundërshtimet e mbrojtësve dhe ato të të pandehurve, por edhe kërkesën e prokurorit, mbrojtësit e të pandehurve të mërkurën e kanë quajtur të paligjshëm vendimin e lëshuar nga gjyqtari Kashtanjeva, sipas të cilit, të pandehurve iu është caktuar masë ndalimi.Avokati, Admir Salihu, thotë se në këtë rast janë shumë të pandehur, por ata nuk dyshohen se kanë vepruar në bashkëkryerje dhe si e tillë lënda duhet të trajtohet veç e veç për secilin të dyshuar. /Zëri/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter