Arrestohen 40 xhihadistë në Kosovë, dyshohet se kanë marrë pjesë në luftime në Irak e Siri
Kosovë-Autoritetet në Kosovë kanë ndërmarrë një operacion të gjerë anti-terrorizëm duke arrestuar 40 persona të dyshuar se se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkrahë organizatave të shpallura terroriste ISIS dhe al-Nusra.Prokurori i shtetit, Blerim Isufaj, thotë se ky numër nuk është përfundimtar ndërsa të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në grupe terroriste.“Fillimisht për vetë faktin se këta persona kanë qenë në organizata siç kanë qenë Al Nusra dhe të tjera, organizata tashmë të shpallura edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si terroriste, ne na ka krijuar bazën që të marrim veprimin e parë për arrestimin e tyre", tha IsufajZëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se hetimet kishin nisur në mes të vitit 2012, ndërsa operacioni synon ruajtjen e sigurisë kombëtare"Ky operacion policor është ndërmarrë duke e vlerësuar rrezikun, dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, për mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe respektimin e të drejtave të secilit person të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës"Operacioni është shtrirë në të gjithë Kosovën, ku janë kontrolluar 60 objekte, ndërsa të arrestuarve u janë sekuestruar në cilësi të provave materiale materiale inkriminuese me veprat, për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm, si dhe dëshmi të tjera që ndërlidhen me rastin", tha Kelani.Numri më i madh i të arrestuarëve është nga qyteti i Ferizajt, gjithsej 11 të arrestuar, i pasuar nga Prishtina, me 8 të arrestuar, Gjilani 7, Prizreni dhe Mitrovica me nga 5, si dhe në Pejë janë arrestuar 4 persona. Aksioni është përshëndetur nga Presidentja e Kosovës e cila përmes një komunikate për median thotë se Kosova nuk do të jetë strehë e ekstremizmit.Edhe qeveria e Kosovës i ka dhënë të gjithë mbështetjen , ndërsa kryeministri Hashim Thaci në një intervistë për Ëall Street Journal ka zbuluar se ka qenë ai që ka autorizuar arrestimet. Operacioni ka marrë përgëzimet e ndërkombëtarëve, politikës në Kosovë dhe komuniteteve fetare.Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar nga policia janë:• L. R. – (1990) – Prishtinë• A. V. – (1991) – Prishtinë• Sh.D. - (1962) – Prishtinë• H. N. – (1988) – Prishtinë• B. K. – (1983) – Prishtinë• K. B. – (1986) - Prishtinë• A. B. – (1987) - Prishtinë• V. K. – (1985) - Prishtinë• E. L. – (1994) – Gjilan• F. R. – (1978) – Gjilan• H. E. – (1971) – Gjilan• B. S. – (1992) – Gjilan• H. A. – (1994) – Gjilan• K. R. – (1989) – Gjilan• I . H. – (1993) - Gjilan• B. H. – (1976) - Ferizaj• F. D. – (1987) - Ferizaj• Z. B. – (1984) - Ferizaj• A. L. – (1982) - Ferizaj• E. B. – (1978) - Ferizaj• F. B. – (1983) - Ferizaj• B.Sh. – (1982) - Ferizaj• A. B. – (1987) - Ferizaj• M. B. – (1988) - Ferizaj• J. B. - (1990) - Ferizaj• I . M. – (1989) - Ferizaj• S. H. - (1973) - Prizren• F. K. – (1982) - Prizren• I . R. - (1977) - Prizren• M.B. - (1984) - Prizren• K. B. - (1981) - Prizren• B. L. - (1978) - Pejë• B. I. - (1987) - Pejë• M. H. – (1961) – Pejë• B. K. - (1988) - Pejë• A. I. - (1978) - Mitrovicë• S. K. - (1975) - Mitrovicë• V. G. - (1983) - Mitrovicë• J. H. - (1975) - Mitrovicë• S. S. - (1981) - MitrovicëPolicia e Republikës e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare dëshiron të njoftojë qytetarët e saj për rrezikun që i kanoset çdokujt që merr rrugë për t`iu bashkangjitur organizatave të dyshuara që operojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut, ku deri më tani një numër prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) personave nga RKS janë deklaruar të vrarë.Një pjese e madhe e këtyre organizatave janë te shpallura Organizata Terroriste nga organizmat ndërkombëtar si dhe te njohura si te tilla edhe nga institucionet vendore, andaj duke parë rrezikun që marrin këta persona për të shkuar në zonë te luftimit Policia e Kosovës iu bën apel të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës.Në të kundërtën Policia e Kosovës duke u bazuar në mandatin ligjorë do të ndërmerr të gjitha masat për të parandaluar dhe luftuar çdo formë të ekstremizmit të dhunshëm, përfshirjes së individëve në aktivitete kriminale në organizata apo grupe terroriste brenda dhe jashtë Kosovës , si dhe të gjithë atyre që në çfarëdo forme përkrahin, financojnë, rekrutojnë apo nxisin urrejtje kombëtare, racore apo fetare.Lidhur me këtë operacion policor janë shoqëruar edhe 2 (dy) persona për pengim në kryerje të detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar, të cilët me vendim të prokurorit kompetent janë liruar në procedurë të rregullt. Operacioni policor është në vazhdim./Koha Ditore/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter