Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën më 25 gusht

Këshilli i Sigurimit i KB-së më 25 gusht do të shqyrtojë situatën në Kosovë në bazë të raportit të rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.Ban Ki-Moon në raportin paraprak kishte vlerësuar se kanë mbetur disa sfida në zbatimin Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës e Serbisë.Këshillin e Sigurimit gjatë këtij muaji e kryeson Britania e Madhe.Marrë nga Gazeta Express