Bujar Bukoshi përsëri kandidat për Kryetar të LDK’së
Ish-Kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi pritet të jetë njëri nga kandidatët për Kryetar të LDK’së.Burime të Express kanë treguar se Bukoshi ka marrë përkrahje nga disa anëtarë të pakënaqur me gjendjen aktuale të LDK-së, e cila ka humbur në tri zgjedhjet e fundit kombëtare si dhe ka humbur Prishtinën.Edhe në zgjedhjet e fundit partiake në LDK, Bukoshi e pati shpallur kandidaturën, por ishte tërhequr, pasi gjykoi se Fatmir Sejdiu ia kishte bërë të pamundur zhvillimin e garës në mënyrë demokratike.I kontaktuar nga Express, Bukoshi nuk ka dashur të flasë për këtë temë me argumentin se ndodhej jashtë vendit.Nga ana tjetër, zyrtarët e LDK-së kanë thënë se si të gjithë anëtarët e partisë, edhe Bukoshi ka të drejtë të jetë njëri prej pretendentëve për të udhëhequr me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.Zgjedhjet e brendshme në LDK pritet të mbahen më së shumti në nëntor të këtij viti, kur edhe i skadon mandati, kryetarit aktual Isa Mustafa.Fitoren e fundit LDK e pati arritur sa ishte gjallë Rugova në vitin 2004. Ndërsa, në vitin 2007 pati humbur primatin e partisë së parë. LDK ishte renditur pas PDK-së edhe në zgjedhjet e vitit 2010 kur në krye të partisë erdhi Isa Mustafa. Ky i fundit ka pësuar edhe dy humbje të tjera si Kryetar i LDK-së – humbjen në Prishtinë dhe humbjen në zgjedhjet e fundit kombëtare, ku përsëri LDK doli pas PDK-së.Marrë nga Gazeta Express