Berat, qirinjtë djegin kishën shekullore të Kozares, u harruan pas meshës
Berat- Një zjarr i rënë pas mesnatës ka shkrumbuar totalisht kishën me emrin "Shën Mëria" në komunën Kozare.Flakët e zjarrit janë shfaqur fillimisht në sallën ku kryheshin ritet fetare dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë gjithë ndërtesën.Kisha e "Shën Mërisë",e ndërtuar në vitet 1800, ajo ndodhet mbi një kodër në fshatin Salcë dhe pozicioni i saj gjeografik ka bërë që flakët të viheshin re nga banorët e zones, të cilët kanë njoftuar zjarrëfikësit dhe janë drejtuar të gjithë në kishë për të shuar flakët.Me gjithë ndërhyrjen, zjarri ka marrë përmasa shumë të mëdha duke dalë jashtë kontrollit.Sipas kryekomunarit Myslym Haxhiu, Kisha e Shën Mërisë ishte një nga më të rrallat në qarkun e Beratit.Ajo është ndërtuar me dru në të gjithë sipërfaqen e saj, duke përfshirë edhe kupolën, e cila ishte me piktura murale qindra-vjeçare.Haxhiu e cilëson humbje të një pasurie të rrallë shekullore djegien e kishes, për shkak të vlerave historike dhe arkitektonike që mbartnin afresket murale të saj.Nga hetimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e lënies ndezur të qirinjve pas meshës fetare të mbremjes.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter