Mielli nga Serbia, Panariti qetëson shqiptarët: Eshtë miell i sigurtë

Tiranë- Dyshimeve që mielli i importuar nga Serbia apo vendet e tjera fqinje kishte në përmbajten e tij aflaktosinë apo ngjyrues të dëmshëm për shëndetin, janë mohuar nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.Pasi ka përfunduar inspektimin në një furrë buke në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, ministri Panariti qetësoi qytetarët se informacionet e publikuara në media janë të pavërteta dhe sipas analizave të bëra, mielli është i garantuar.“Dëshiroj të ndaj me ju analizat që Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe i Vetenarisë ka bërë për cilësinë e bukës. Ne jemi përqëndruar tek ato ingredient që janë veçanërisht të rrezikshëm, siç janë aflatoksina B1. Analizat e kryera në kampione të shumta të miellit, kryesisht atij të importit por dhe të miellit të vend it, kanë treguar që ky ndotës sumë i rrezikshëm mungon në miellin tonë. Miellrat tona janë të sigurta nga aflatoksina”, tha Panariti.Ministria e Bujqësisë që ka në kompetencën e saj edhe autoritetet ushqimore, do të nisin inspektime në Tiranë dhe në rrethe për të parë cilësinë e miellit por dhe ofrimin e shërbimeve.“Ne kemi autoritetin Kombëtar të ushqimit i cili është i shtrirë në të gjithë territorin. Inspektorët e AKU-së nuk po bëjnë as leje. Unë kam kërkuar që veçanërisht në këtë periudhë të nxehtë e cila për nga karakteristikat klimaterike favorizon prishjen e ushqimeve dhe ndotjen e tyre që ata të jenë në mënyrë sistematike në tregje, në vend et ku prodhohet, ku tregëtohet, ku përpunohet, most ë ketë ndikim tek cilësia e konsumatorit”, tha ai.Ndërkohë për mbylljen e furrave ilagale, një iniciative e marrë përsipër me herët, ministri nuk mund të detajonte shifra se sa biznese të tilla janë mbyllur por tha se asnjë subjekt i paligjshëm nuk mund të ushtroj lirisht aktivitetin e tij.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter