Pogradec, shpëtohen 4 të rinj, varka mbushet me ujë në mes të liqenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2014, 18:32
Pogradec – Katër të rinj nga fshati Hudënisht, të moshës 15 deri në 21 vjeç, janë shpëtuar sot nga Policia, pasi varka e tyre ishte mbushur me ujë në mes të liqenit.Sipas policisë, ka qënë një qytetare ajo që rastësisht ka parë të rinjtë në hall, në varkën e mbushur me ujë dhe ka telefonuar sallën operative për ndihmë.Policia njoftoi menjëhërë Policinë kufitare dhe në bashkëpunim me të, arriti të shpëtojë e të nxjerrë nga liqeni katër të rinjtë nga Hudënishti.Ata ishin: A.D, 15 vjeç; O.B. 18 vjeç, J.M. 18 vjeç dhe F.Xh, 21 vjeç.ar.sh/Oranews.tv