Berisha, pensionistëve: Protestoni, të ulet mosha e pensionit si në Gjermani
Tiranë - Kryeministri Berisha fton pensionistët të protestojnë kundër rritjes së moshës së pensionit pikërisht në ditën kur Gjermania ka vendosur ta ulë atë nga 65 në 63 vjeç.Duke e krahasuar këtë vendim të qeverisë gjermane me atë që ka miratuar së fundi qeveria “Rama”, Berisha shkruan në mesazhin e tij në Fb se “Sot, kur Gjermania ul nga 65 në 63 vjeç moshën e pensionit, dyshja Rama - Meta votuan në Parlamentin e krimit një anti-reformë të pashpirt, rritjen, jashtë çdo kriteri social, të moshës së pensionit në Shqipëri nga 65 në 67 vjeç për burrat dhe nga 60 në 63 vjeç për gratë.Piktori dështak, - shkruan Berisha, - është rritur në Bllokun “Hoxhist”, asokohe parajsë tokësore. Banorëve te tij nuk u mungonte, siç i thonë fjalës, as qumështi i dallëndyshes, ndërkohë që të tjerët vdisnin urie apo mbijetonin vetëm me triska. Prandaj ai nuk arrin të kuptojë arsyet se përse asnjë Kryeministër para tij, me ndjenjat më minimale të dhembshurisë njerëzore, me njohuritë më minimale të vuajtjeve dhe dhembjeve të varfërisë, urisë kronike dhe mjerimit të shqiptarëve, nuk pranoi të votonte një akt çnjerëzor si ai.”Ish- kryeministri ka shpjegua se pëse nuk e ka firmosur asnjëhërë vendimin për rritjen e moshës së pensionit. Sipas tij, “se rritja e moshës së pensionit në nivelet më të larta në botë për njerëzit që në vitin 92 erdhën të tretët më të varfërit e tokës me vetëm 204 dollarë të ardhura vjetore për frymë, ishte për ta një ndëshkim i rëndë dhe i pamerituar.”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter