Sarandiotja vjen për pushime nga Anglia, e rreh burri i motrës

Sarandë - Kështu i ka ndodhur 44-vjeçares Majlinda Muça. Ngjarja ka ndodhur mbasditen e së enjtes kur për një targë makine, Maksim Kasumi, burri i motrës së saj, e ka goditur me grushta e mjete të tjera në atë masë sa i ka shkaktuar plagë të dukshme, për të cilat iu desh të merrte edhe mjekimin e duhur në spital.Nga shtrati i spitalit, 44-vjeçarja Majlinda Muça ka treguar se ç'ka përjetuar nga dhuna e burrit të motrës.Majlinda tregon për “Ora News” se dje, kunati i ka ardhur në shtëpi dhe e ka kërcënuar e dhunuar, siç u shpreh ajo vetë, “ për një debat targash makin, që unë para tre vjetësh ia kam blerë. Më thotë “Dua targat!”“Targat – i thashë, - bleji, që të marr makinën mbrapsht, se nuk e le makinën pa targa.” U nevrikos dhe vajti të heqë targat. Unë vajta atje dhe ai më bëri kështu…” – tha majlinda nga shtrati i spitalit të Sarandës, duke treguar gërvishtjet në bërryla dhe gjunjë. Sipas saj, kunati e ka goditur “me bisht të fshesësh, nga flokët, me grusht, nga stomaku, këto që shihni ndaj ndodhem këtu.”Sipas saj, debati ka qënë vetëm për targat”, pasi familja e saj jeton jashtë vendit, në Angli dhe dy familjet nuk jetojnë bashkë. Por, “ai kështu nxehet përherë, kështu ka bërë edhe tek motra ime.”E pyetur nëse kunati është penduar, Majlinda pohon që jo vetëm se nuk është penduar, por ka thënë “që kam punë, dua të takoj dhe zotin Hysen Muça, se ai ka hesape për të larë me mua. Nuk e di se çfarë ka, por kështu u ka thënë vëllezërve të mi.Në spital më kanë trajtuar mire – shtoi ajo, - dhe gëzohem që ka një staf të mrekullueshëm, si në Polici dhe këtu në spital. Kam bërë denoncim, por ai është i lirë dhe unë dua të di gjendjen time, sepse unë jetoj në Angli prej 16 vjetësh e 7 vjetësh në Greqi. Kam ardhur për pushimet e verës dhe zura spitalin. Më ka goditur në stomak, ku unë sapo kam bërë një operacion plastik në stomak dhe në mushkritë, aq sa nuk çohem dot.”Bashkëshorti i Majlindës, Hysen Muça, nga ana e tij, ka bërë thirrje që të mos lejohen persona të tillë të ngrenë dorë kundrejt grave, ndërsa kërkon të bëhet publike veprimi i këtij personi, për të cilin shprehet se i ka rënë në qafë kot bashkëshortes së tij."Asnjë lloj problemi nuk pasur - tha ai. - Por, kur një mashkull reagon në atë mënyrë ndaj një femre, për mua është injorancë. Thjesht kam dëgjuar se ka punë me mua. Kunata po ashtu nuk ka ardhur në spital. Ne e kemi denoncuar, sepse meshkujt nuk duhet të reagojnë kështu ndaj femrave."Çifti Muça prej 16 vitesh punojnë e jetojnë në Angli. Ata janë prindër të tre fëmijëve dhe prej disa ditesh kane ardhur ne Borsh per pushimet e veres.gruaja e dhunuar ne sarande(Në foto:  Majlinda Muça, gruaja e dhunuar)ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter