Pekin, 36 ditë në krevatin e ‘ferrit’

Artistja kineze Zhou Jie ka vendosur të flejë për 36 ditë në një krevat me gjemba hekuri, e cila është e vendosur në Galerinë e Artit në Bejing. Vajza do të qëndrojë e shtrirë në krevat deri në datën 13 Shtator dhe do të ngrihet nga krevati vetëm për nevoja personale apo për të bërë dush. Një zgjedhje vërtet e veçantë sa as vetë artistja nuk është e qartë për veprimin e saj ‘Kam nevojë të filloj me diçka, nuk e di ç’do të ndodhë më tej’ shprehet ajo.