Klos, fluks pacientësh në spital, shtohen rastet e helmimeve

Dibër- Ditët e fundit vërehet një fluks në rritje i pacientëve që paraqiten pranë qendrës shëndetësore Klos në qytetin e Dibrës.Personeli mjekësor thotë se të semurët vijnë me komplikacione kryesisht nga helmimet bakteriale, nga virozat stinore, por ka dhe nga ata që paraqiten në gjendje të rëndë nga kafshimet e gjarpërinjve, apo pickimet e grerëzave e bletëve.Numri i të sëmurëve është më i madh kryesisht të dielën, ditë kjo që mbledh në tregun e Klosit tregtarë e blerës nga e gjithë zona. Numri i të shtruarve ditorë gjatë ditëve të tjera të javës shkon në 30, kryesisht feëmije, por edhe të moshave të tjera.Pacientët të cilët janë me komplikacione më të rënda, dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Burrelit.