Kriza në Irak, BE dënon sulmet e ISIS, vendos të armatosë kurdët

Bashkimi Europian i jep bekimin nismës së disa shteteve për të armatosur kurdët irakiane që luftojnë kundër militantëve ekstremistë të ISIS në veri të vendit. Ministrat e jashtëm të Unionit të mbledhur me urgjencë në Bruksel u lanë dorë të lirë vendeve që duan të ndjekin në këtë vendim Francën dhe Shtetet e Bashkuara.Sipas të gjitha gjasave vendet e radhës që do ofrojë ndihmë për luftëtarët kurdë të Peshmergas do të jenë Çekia dhe Gjermania. Ministri i jashtëm Frank-Walter Steinmeier njoftoi një vizitë në Irak ku do të takohet më udhëheqësit kurdë dhe drejtuesit e qeverisë së re në Bagdad për të diskutuar mbi ndihmën e nevojshme."Nuk mund të qendrojmë dhe të shikojmë kur njerëzit theren dhe masakrohen atje. Nëse kërcënimi ekstremist mbetet në të tilla nivele siç është aktualisht duhet të marrim në konsideratë dërgimin e armëve në Irak", tha ai në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.Ministrat e BE- kanë dënuar "mizoritë dhe abuzimet" ndaj minoriteteve në Irak.Në deklaratën zyrtare, ata thonë se BE është e shqetësuar për përkeqësimin e situatës në Irak dhe dënojnë sulmet e IS ndaj minoriteteve fetare dhe grupeve vulnerabël. Ministrat e BE thonë se këto akte duhen hetuar si krime ndaj njerëzimit.Raportet e OKB thonë se të paktën 1.2 milion banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimit nga ekstremistët islamikë.Ndërkaq, të paktën 300 persona, shumica e të cilëve gra, fëmijë e të moshuar kanë vdekur në Malin e Sinjarit ku mbahen në kurth nga xhihadistët e ISIS.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter