Sarandë, nderohet Janullatos, konsulli fton minoritetin për bashkim
Sarandë -Në kohën kur ende nuk janë shuar debatet për ndarjen e re administrativo-territoriale nga ku minoritetet kanë dalë kundër saj, konsulli grek në Gjirokastër, Nikollao Kotrakoi bëri thirrje për bashkim mes tyre."Kur jemi bashkë, – tha ai - kemi forca dhe jemi në gjendje të realizojmë objektivat tona. Duke qenë bashkë, e detyrojmë tjetrin të na respektojë më shumë. Nuk duhet të tolerojmë akoma edhe sot kur Shqipëria jep prova për në Europë. Unë sot këtu kuptova çdo të thotë minoritet etnik grek" - tha Kotrakoi.Deklaratat u bënë në cermoninë e dhënies së titullit "Qytetar Nderi" i komunës Aliko të Sarandës, kryepeshkopit të Kishës Autoqefale, Anastas Janullatos, i cili tha se "prezenca ime në Shqipëri, ka qenë si në gëzime po ashtu dhe në dhimbje"."Kam qenë më shpejt i pranishëm këtu tek ju por tani, sot, jam me ligj, duke më nderuar si qytetarin tuaj.Kam ardhur para 23 viteve dhe krijuam Kishën Autoqqefale Shqiptare atëherë kur shumë të tjera nuk e dinin se çfarë ishte Kisha Ortodokse.Kemi ecur rrugë e pa rrugë edhe nëpër rrugë me gropa për të gjetur një kishë. Ata që na luftuan ne u hapëm krahët dhe i futëm nën flatrat tona dhe sot ecim paralelisht. Gurë-gurë kemi ndërtuar të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi"-u shpreh Janullatos.Në ceremoni merrte pjesë gjithashtu edhe ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas,kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i MEGA, Kristaq Kiço, konsulli grek në Gjirokastër, Nikollao Kotrokoi, kryetari i “Omonies” Vasil Bollano, zëvendsministri i bujqësisë, Jani Babi si dhe zëvendësministri i jashtëm, Alqi Puli. Oranews.tv[caption id="attachment_349952" align="alignleft" width="960"]
Sot në Aliko, Kryepeshkopi Janullatos, ambasadori grek dhe të ftuar të tjerë[/caption][caption id="attachment_349953" align="alignleft" width="960"]
Ceremonia sot në Aliko[/caption][caption id="attachment_349954" align="alignleft" width="960"]
Ceremonia e pritjes sot në Aliko[/caption]Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter