Elbasan, pika turistike e Gjinarit tërheq vizitorë të shumtë, infrastruktura ende problem
Elbasan- Pika turistike e Gjinarit është në një nga më të frekuentuarat në këto ditë të nxehta ku temperaturat shënojnë 40 gradë celcius. Në zonën turistike të Gjinarit në rrrethin e Elbasanit, në vitet e fundit është investuar , në drejtim të hotelerisë dhe ambienteve duke ia ndryshuar pamjen, duke e bërë me tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.Resurset natyrore që të jep pika turistike e Gjinarit janë të shumta, bukuria natyrore, ajri i pastër , pasi vet pozita gjeografike e favorizon, sepse gjendet në lartesine e 1.200 metrave mbi nivelin e detit.Gjithashtu tërheqëse për turistët e bëjnë dhe kurora e pishave dhe halorëve të tjerë. Por zhvillimi i pikës turistike, përballet edhe me vështirësi në infrastrukturë, per shkak të rrëshqitjes së tokës, është prishur një pjesë e segmentit të rrugës Elbasan -Gjinar, duke krijuar jo pak problem gjatë qarkullimit të mjeteve.Drejtuesit shprehen se ky segment është bërë pengese edhe në zhvillimin e turizmit në këtë zonë sepse shumë turistë vendas që duan të vizitojnë pikën turistike kthehen pas për shkak të infrastrukturës.Megjithatë sapo futesh në Gjinar, problemet e ndeshura përgjatë rrugës të veniten, pasi investimet e bëra nga subjekte private ia ka ndryshuar pamjen kësaj zone.Shumë biznesmenë nga Elbasani , por edhe nga Tirana kanë zgjedhur pikën turistike për të investuar për shtëpi pushimi, dhe ndonjë aktivitet biznesi në hoteleri, gjë që i ka munguar në vite kësaj pike. Cdo fundjavë një pjesë e pushuesëve preferojnë t’i largohen zhurmës dhe ndotjes të qytetit, dhe të pushojnë ne këtë pikë turistike.Të rinjtë që preferojnë këtë pikë shprehen se vijnë shpesh pasi u shërben si një destinacion relaksues duke u larguar nga streset e përditshme. Ata i bëjnë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që duhet ta vizitojnë këtë pikë turistike dhe ta promovojnë që të vijnë turistë jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga rrethet e tjera, si dhe të huajë.Cdokush që dëshiron të vijë në Gjinar do të gjejë aty ajrin e pastër, bukurinë e natyrës, gatimet tradicionale, e cdo gjë tjetër që kërkon një turist për të pushuar.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter