Lehtësohet trafiku: Në fundjavë, makinat e rënda lëvizin me orar, ja akset
Tiranë – Ministria e Brendshme ka vendosur të lehtësojë trafikun në disa akse rrugore të vendit ditët e shtuna dhe të diela, duke ndaluar qarkullimin e disa lloje mjeteve për disa orë, deri më 30 shtator.Në një deklaratë për shtyp, mësohet se Ministria e Brendshme dhe ajo e Transportit kanë bërë një marëveshje për lehtësimin e lëvizjes në akset kombëtare dhe ato urbane gjatë sezonit turistik me qëllim disiplinimin e lëvizjes së mjeteve të transportit të rëndë.Mjetet e transportit të rëndë me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7500 kg, mjetet me ngarkesë të pandashme me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m, mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë, etj. gjatë periudhës 15 maj – 30 shtator nuk do të lejohen të qarkullojnë gjatë fundjavës në harqet orare:• E shtunë 09:00–16:00• E diel 12:00 – 24:00.Të gjitha akset rrugore ku do të ndalohet lëvizja e mjeteve të rënda (lista bashkëlidhur këtij njoftimi) do të monitorohen nëpërmjet tokës dhe ajrit nga ana e shërbimeve të policisë, me koordinimin e sallës së menaxhimit të operacioneve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për garantimin e plotë të rrjedhshmërisë në trafik dhe rritjes së sigurisë rrugore.Për shkelësit e rregullave të parashikuara në këtë udhëzim do të ketë sanksione ligjore sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.Lista e akseve rrugore për të cilat do të zbatohet Udhëzimi1. PK Murriqanit – Shkodër;2. PK Hani i Hotit – Shkodër;3. Plazhi i Zogajt – Shkodër;4. Plazhi i Shirokës – Shkodër – Velipojë;5. Shkodër – Lezhë;6. Lezhë – Shëngjin;7. Lezhë – Patok;8. Durrës – Tiranë;9. Durrës – Gjiri i lalzit;10. Durrës – Currila;11. Durrës – Kavajë;12. Kavajë – Plazhi i Gjeneralit;13. Kavajë – Spille;14. Kavajë – Kthesa e Divjakës – Lushnje;15. Lushnje – Fier;16. Fier – Seman;17. Fier – Plazhet e Poros dhe Zvërnecit- Vlorë;18. Vlorë – Palasë – Dhërmi – Vuno – Himarë – Qeparo - Borsh - Bunec - Sarandë;19. PK Qafë Botë – Sarandë;20. Sarandë – Butrint;21. Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Tushemisht;22. Tepelenë – Gjirokastër- Kakavijë;23. Morin – Kukës – kryqëzimi i Milotit – Durrës;24. Morin – Kukës – Kryqëzimi i Milotit – Lezhë;25. Morin – PK me Kosovën – Bajram Curri.