Rama: Në gusht, rrugë të re nga Vermoshi në Guci. Himara me bregdet të ri
Kryeministri Rama ka njoftuar sot dy projekte të rëndësishme të infrastrukturës: Një në bregdetin e Himarës dhe një në Vermosh, ku rruga turistike do të zgjatet deri Plavë e Guci."Pyesni pse projekte vetëm ne bregun e Jugut?Jo jo, psh brenda gushtit nisim rrugen turistike per Vermosh e do ta cojme deri ne Plave-Guci.Po sot, Rama nga Dhërmiu ka deklaruar se në muajin shtator do të zhvillohet një konkurs ndërkombëtar për rehabilitimin e bregut të Himarës dhe të fshatrave të saj.Rama e ka postuar njoftimin në Fb, duke konkretizuar tashmë atë që deklaroi në Vlorë një javë më parë, ditën e prezantimit të projektit të vijës bregdetare të Vlorës.Rama ka vizituar sot Dhërmiun sëbashku me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Taren dhe deputetin Koço Kokëdhima, me të cilët ka biseduar për projektet e reja që do të zbatohen tashmë në këtë zonë e veçanërisht, në bashkinë e re të Himarës.