Politika mban peng ndihmën ekonomike, banorët e Shalës prej 8 muajsh asnjë lek

Shkodër- Konfliktet politike vijojnë të mbajnë peng ndihmën ekonomike dhe atë të paaftësisë për banorët e komunës Shalë.Prej afro 8 muajsh pa marrë asnjë qindarkë, banorët apelojnë që të ndërhyhet nga strukturat e shtetit, pasi familjet e tyre po vuajnë pasojat e këtyre përplasjeve.Konfliktet politike mes të djathtëve që kanë shumicën në Këshill dhe të majtëve me këshilltarë më pak, ka bërë që 3200 banorët e kësaj njësie vendore të mos marrin paratë që u takojnë prej muajsh të tërë.Më e vështirë situata bëhet tek të sëmurët, që këto shuma i përdorin për blerjen e medikamenteve.Përballë kësaj situate nevojitet ndërhyrja me forcë e Ministrisë së linjës dhe qeverisë, që këto të zgjedhur vendor të mos sillen sipas interesave të ngushta, kur kanë detyrimin tu përgjigjen nevojave të banorëve që i kanë votuar në ato poste.Shala mund të jetë një ndër shembujt më të paprecedent në këto 2 vjet, ku as ndërhyrja e Prefektit nuk ka arritur të zgjidhë përfundimisht situatën.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter