Dhërmi, masakrojnë kamarierin, pranga bashkëpronarëve e kuzhinierit
Vlorë -Kamarieri 28-vjeçar Denis Vyshka, që u gjend i masakruar mëngjesin e 14 gushtit, në Dhërmi është vrarë nga 2 bashkëpronarët e lokalit "Shija e Detit" ku ai punonte si dhe kuzhinieri i tyre, pasi ata dyshonin se u kishte marrë 500 mijë lekë.Mbrëmjen e së enjtes, (po 14 gusht) Policia ka arrestuar si autorë të vrasjes me dashje, 2 bashkëpronarët e lokalit "Shija e Detit" si dhe kuzhinierin e tyre për dhunën e ushtruar deri në vdekje mbi të: pronarët Ervis Zylfajn dhe Altin Imerajn si dhe kuzhinierin Miklovan Zymeraj. Për më tepër, kuzhinieri ka shërbyer edhe për ta transportuar dhe flakur 300 m larg lokalit, trupin e të vrarit.Policia e Vlorës njoftoi se "dy bashkëpronarët e lokalit, 24-vjeçari Ervis Ylli Zylfaj dhe 35-vjeçari Altin Isuf Imeraj si dhe kuzhinieri, 20-vjeçari Miklovan Pjeter Zymeraj, të tre banues në Tiranë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë dhunuar me sende të forta gjatë orëve të para të ditës së sotme, Denis Vyshkajn.Vyshkaj ishte i punësuar nga Ervis Zylfaj dhe Altin Imeraj si kamarier në lokalin “Shija e Detit.”Nga hetimet e kryera, sipas policisë, ka rezultuar se ata kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës me pretendimin se u kishte përvetësuar një shumë parash prej 500 000 lekësh të reja, që i përkisnin autorëve.Mbasi kanë ushtruar dhune deri në vdekje të viktimës në ambientet e lokalit, Miklovan Zymeraj, e ka transportuar trupin e Vyshkajt me një automjet "Ford Fokus" me portobagazh deri në 300 m larg lokalit dhe e ka hedhur.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i mësipërm si dhe sendet që kanë shërbyer për të ushtruar dhunë ndaj viktimës. Menjëhere, u krye arrestimi në flagrancë i të treve.Materialet procedurale, - përfundon njoftimi i Policisë, - iu referuan organit të Prokurorisë për veprën penale "Vrasje me dashje" e kryer në bashkëpunim.Pushuesit zbuluan trupin e masakruar të 28-vjeçaritPushuesit në plazhin e Drimadhes në Dhërmi u tronditën paraditen e sotme, ndërsa kanë parë trupin e pajetë të një të riu, hedhur mbi rërën e plazhit.Pasi është bërë idenfikimi, nga Policia u mësua se viktima ishte Denis Vyshka, 28 vjeç nga Elbasani, i cili prej disa ditësh po punonte si kamarier sezonal në bar bufe “Shija e Detit” në Drimadhe.[caption id="attachment_348909" align="alignright" width="640"]
Në foto: Viktima, Denis Vyshka dhe vendi ku u gjet i vdekur[/caption]Sherri dhe dhuna Sipas të dhënave të para hetimore mësohet se rreth orës 03:00 të mëngjesit të 14 gushtit 2014 ka pasur një konflikt mes viktimës dhe pronarit të lokalit. Ndaj kamarierit është ushtruar dhunë fizike aq e rëndë sa mendohet se djaloshi 28 vjeçar u ka ngelur në dorë dhe për të humbur gjurmët, trupin e kanë hedhur larg lokalit.Kufoma e gjetur paradite nga pushuesit, u dërgua nga Policia për në spitalin e Himarës ku dhe është bërë identifikimi, dhe më pas është dërguar në postën e policisë së Himarës. Ndërkohë një grup hetimor ka shkuar tek lokali “Shija e Detit” për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.Atje ka gjetur 43 vjeçaren nga Tirana, e cila punonte si kuzhiniere, me shenja dhune në trup. Gruaja është shoqëruar në spital ndërsa në polici janë shoqëruar 10 persona, mes tyre dhe pronari i lokalit.[caption id="attachment_348830" align="alignright" width="640"]
Në foto: Viktima, Denis Vyshka dhe vendi ku u gjet i vdekur[/caption]Kuzhinierja e dhunuar, kirurgu: U godit mjete të forta Përveç trupit të dhunuar të viktimës, po sot, policia ka konstatuar se edhe një punonjëse këtij lokali kishte dhenja dhune dhe ajo ishte kuzhinierja Donika Stafa, 43 vjeçe nga Tirana. Stafa ka deklaruar se është ushtruar nga pronarët e të njejtit lokal.Mjeku kirurg Besnik Elezi i spitalit të Vlorës, që ka mjekuar punonjësen e dhunuar të lokalit, tha se "me dëmtimet dhe shenjat që paraqiste pacientja, si nga policia dhe organet e tjera kompetente, por megjithatë duket nga përvoja dhe goditjet e plagës, që janë goditje me mjete të ndryshme, mjete të forta. Gjendja e saj është mesatare, prognoza do të duket në dinamikë dhe në ndjekje të vazhdueshme nga ana jonë,"- vuri në dukje ai.Hetimet, dyshohet se kuzhinierja ndërhyri për ta shpëtuarNga të dhënat e para ende të pakonfirmuara, mendohet se 43-vjeçarja ka tentuar të ndërhyjë për t'i larguar nga duart e dhunuesve, 28-vjeçarin. Gjithashtu një dyshim është se mes personelit të lokalit dhe kamarierit ka pasur një sherr për xhiron e ditës, por zyrtarisht asgjë nuk është e pranuar.Çfarë ndodhi orë pas ore, me të mësuar për vrasjen, 14 gusht 2014 Ora 20:55 Policia deklaron se ka arrestuar dy bashkëpronarët e lokalit "Shija e Detit" si dhe kuzhinierin për vrasje në bashkëpunim dhe zbardh detajet e vrasjesOra 19:25 Identifikohet kamarieri. Ai është Denis Vyshka, 28 vjeç nga ElbasaniOra 17:45 Policia njofton ngritjen e një grupi të posaçëm hetimorPolicia e Qarkut të Vlorës ka njoftuar pasditen e sotme zyrtarisht, vdekjen e kamarierit 28-vjeçar nga Elbasani në Vlorë dhe ngritjen e grupit të hetimit. Në këtë njoftim thuhet:Më datë 14.08.2014, rreth orës 10.50, në fshatin Dhërmi dhe pikërisht në vendin e quajtur Drimadhe, është gjetur i vdekur shtetasi D. V., rreth 28 vjeç, banues ne Elbasan, me profesion kamarier prej 10 ditësh në bar bufe “Shija e Detit”, në Drimadhë.Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertë kriminalistë dhe mjekoligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Gjithashtu nga shërbimet e policisë janë shoqëruar edhe disa persona për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Në vijimesi do t’ju bëjmë me dijeni, rezultatet e hetimeve që janë duke u kryer.Ora 16:00 Mësohet se është shoqëruar nga policia, krahas punonjësve të tjerë, edhe pronari i lokalit ku punonte kamarier, i riu nga Elbasani. Sipas policisë së Vlorës, personi i shoqëruar është A. Imeraj.Ora 11: 00 Pushuesit zbulojnë trupin e masakruar e një të riu në plazh. Policia zbulon se ai punonte kamarier në një lokal në "Dhërmi".Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter