Angli, bie papunësia, niveli më i ulët që nga viti 2008
Angli- Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar është pozicionuar në nivelin më të ulët në pothuajse 6 vitet e fundit.Të dhënat e publikuara së fundmi nga Zyra Kombëtare eStatistikave kanë treguar se në fund të muajit qershor papunësia ra në 6.4%, çka përbën një rënie prej 0.1% krahasuar me muajin maj dhe është njëkohësisht niveli më i ulët i regjistruar që nga fundi i vitit 2008.Përllogaritjet e Zyrës Kombëtare të Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar treguan se tashmë numri i të papunëve në ekonominëe ishullore është 2.08 million.Pavarësisht kësaj të dhëne mjaft pozitive, rritja e pagave duke mos përfshirë bonuset u pozicionua në nivelin e 0.6%, çka përbën rritjen më të ngadaltë që nga viti i largët 2001.Britania është një ndër të paktat vende europiane, e cila vazhdon të ketë një situatë mjaft të qëndrueshme në tremujorin e dytë të këtij viti.Pavarësisht kësaj, ekonomistët shprehen se shqetësimi kryesor në ekonominë britanike vazhdon të jetë sasia e kapacitetit shtesë.Sipas përllogaritjeve të Bankës Qëndrore angleze, kapaciteti i pashfrytëzuar në ekonominë ishullore varion nga 1 deri ne 1.5% të outputit, megjithatë të dhënat të cilat do të publikohen në ditët në vijim pritet të japin një panoramë akoma edhe më të qartë mbi të ardhmen e ekonomisë britanike.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter