Brazil, rrëzohet avioni, humb jetën kandidati për president
Kandidati presidencial i Brazilit, Eduardo Campos ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin e San Paolos.Sipas raportimeve zyrtare, pjesë e bordit të avionit kanë qenë shtatë persona, duke përfshirë një fotograf të fushatës, një kameraman, një këshilltar shtypi, si dhe dy pilotë, të cilët kanë humbur jetën.Aksidenti ajror ka ndodhur pranë zonës së portit në qytetin e San Paolos. Mendohet se rrëzimi i avionit ka ndodhur si pasojë e motit të keq.Campos po fluturonte nga Rio de Janeiro në aeroport Guaruja të San Paolos.Policia dhe punëtorët e emergjencës janë në vendin e ngjarjes në Santos, 70 km në jug-lindje të qytetit më të madh të Brazilit, Sao Paulo.Forca Ajrore braziliane njoftoi se avioni ishte një 560XL Cessna.Ndërkohë presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff ka deklaruar tre ditë zije kombëtare dhe ka anulluar fushatën elektorale." I gjithë Brazilit është në zi," tha Rousseff në një deklaratë."Ne humbëm një brazilian të madh sot, humbëm një shok të madh," shtoi ajo, duke e quajtur rivalin e saj një "udhëheqës të madh politik".Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter