Aksident në aksin Laç-Fushë Krujë, mjeti përplaset me shtyllën, vdes 19-vjeçari
3 viktima në 3 aksidente të ndryshme janë shënuar në harkun kohor të 12 orëve përgjatë superstradës Laç- Fushë Krujë. Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën 19-vjeçari Anton Lleshi, i cili drejtonte një automjet tip “Pezho” me targa LA 27 18 A.Mjeti i drejtuar prej 19-vjeçarit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në vendin e quajtur kthesa e Patokut. I riu ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri, njëkohësisht vëllai i viktimës, Petrit Lleshi 50 vjeç ka marrë plagë në trup, por nuk ka rrezik për jetën.Nga verifikimet e policisë ka rezultuar se ka mjeti ishte me shpejtësi të madhe në çastin e aksidentit, çka ka bërë që drejtuesi të humbë kontrollin e të dalë nga rruga.Ndërkohë në orët e mesnatës po në aksin Laç- Fushë Krujë në një tjetër aksident ka humbur jetën 26-vjeçari Alfred Gjini, i cili udhëtonte si pasagjerë në automjetin Renault Clio me targë AA 012 IP, që drejtohej nga shtetasi Eduard Çakoni nga Laçi 28 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur.Plagë ka marrë dhe një tjetër person, Armando Cakoni, që udhëtonte në të njëjtin mjet. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e traumave në Tiranë, por për 26-vjeçarin Alfred Gjini, nuk mund të bëhej më asgjë, pasi kishte ndërruar jetë.Ndërkaq në jug të vendit, në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Sofratik, automjeti “Opel” me targa greke YNP qe drejtohej nga Grigor Magllara, 51 vjeç nga Vrisera Gjirokastër, ka përplasur këmbësoren M.B, 40 vjeç nga Libohova ndërsa kalonte rrugën.Për pasojë 40-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me helikopter për në Tiranë.Por si pasojë e plagëve të marra, gruaja nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital.Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit është nderpreja e rrugës nga këmbesorja dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i automjetit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter