Kosovë, të dyshuarit për terrorizëm falin namazin në gjykatë

Kosovë- Dalja e tyre para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë dhe akuzat që rëndojnë mbi ta nuk i ka penguar, 40 të arrestuarit në Kosovë për të kryer ritetet e tyre fetare.Pas kërkesës së parashtruar nga njëri nga të dyshuarit për terrorizëm që të ndërpritet seanca me qëllim të faljes së namazit, gjyqtari i procedurës paraprake nuk e ka miratuar zyrtarisht këtë kërkesë.Por me kërkesë të avokatëve, është mbajtur një pushim, gjatë së cilit të pandehurit në sallën e gjykimit i kanë kryer ritualet fetare.Siç mëson “Zëri” nga burime të saj, ata janë falur dhe nuk janë penguar nga askush. Pas pushimit, seanca ka vijuar normalisht me deklarimin edhe të 12 prej 40 personave të arrestuar një ditë më parë për terrorizëm.Gjykata Themelore e Prishtinës dha dje masën paraprake 48 orë arrest për 40 personat e vënë në pranga me akuzën e terrorizmit dhe pjesëmarrjes në luftë në krah të organizave terroriste ISIS dhe Al Nusra.Masa përfundimtare e sigurisë për të arrestuarit pritet të merret gjatë ditës së sotme, ose të enjten. Avokatët mbrojtjës thanë pas seancës së klientët e tyre janë vetëdeklaruar të pafajshëm.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter