Mamurras, një familje shpëton paq, treni i mallrave i godet makinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2014, 22:37
Mamurras – Tre anëtarë të së njëjtës familje i kanë shpëtuar mbrëmjes së të martës, rreth orës 21:00, një aksidenti tragjik, pasi në afërsi te Fushë Mamurasit, treni i mallrave i linjës Shkodër-Vorë përplasi makinën e tyre. Por, pas goditjes, treni është larguar.Fatmirësisht, familja nga Fushë Kuqja ka dalë me lëndime të lehta nga përplasja. Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje për të hetuar aksidentin në një zonë pa sinjalistë e postblloqe, aksident që mund të kishte pasoja fatale për familjen.ar.sh/Oranews.tv