Korçë, moratoriumi nuk ndalon gjuetinë e paligjshme, vijon vrasja e kafshëve gjatë natës
Korçë- Gjuetia e paligjshme dhe vrasja e kafshëve dhe shpendëve në qarkun e Korçës vijon të mbetet problem edhe pas hyrjes në fuqi të moratorumit të gjuetisë.Kryesia e gjuetarëve të Korçës, shpreh shqetësimin se në zonat malore vijon vrasja e kafshëve gjatë natës, ndërsa shprehin rezerva edhe për punën e drejtorisë pyjore dhe policisë për ndalimin e gjuetisë së paligjshme.Gjatë dy vjetëve të moratoriumit mbi popullimi i kafshëve rrezikon shfaqjen e epidemive.Për parandalimin e gjuetisë së paligjshme janë në lojë një sërë institucionesh, si policia, drejtoria pyjore, prefektura, por rezultatet e punës tyre janë shumë të dobëta, pasi pas gati 6 muajsh të hyrjes në fuqi të moratoriumit është ndaluar vetëm i kundravajtes, ndërkohë që ata janë me dhjetëra.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter