Vrau dhe grabiti taksistin, ekstradohet nga Greqia 41-vjeçari i dënuar me 20 vjet burg

Ekstradohet nga Greqia një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe vjedhje. 41-vjeçari, Ardian Braho, nga Hormova e Tepelenës, u ekstradua gjatë ditës së djeshme nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana nga Athina, drejt vendit tone.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin datë 05.05.2005, e ka dënuar me 20 vjet burg shtetasin Ardian Braho, për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes së dyfishtë me armë, me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim“, si dhe “Armëmbajtjes pa leje“.Sipas policisë, i ekstraduari Ardian Braho, më datë 06.07.1997, në fshatin Zaje të Gjirokastrës në bashkëpunim me shtetasin Karafil Beqiri, kanë vjedhur me armë me pasojë vdekjen shtetasit Vladimir Xh. me profesion shofer taksie, si dhe Foto P., i cili ishte pasagjer.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinen, në datën 27.02.2014, shtetasi Ardian Braho, është arrestuar në territorin grek, me qëllime ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin “Nënë Tereza“ në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter