FOTOLAJM/ Investimi turk që po i ndryshon faqen “Flamurtarit”

Vlore- Drejtuesit e rinj të Flamurtarit nuk kanë menduar vetëm për emrat e lojtarëve që do të afrohen në skuadër, por edhe për rikonstruksionin e stadiumit “Flamurtari”.Prej ditësh është duke u punuar në tribunën kryesore të stadiumit ku do të ketë një tjetër pamje, fillimisht të tribunës “VIP, por jo vetëm. Edhe pjesa tjetër e stadiumit do të ketë stola të tjerë dhe që janë stola të standardeve evropiane.stad 1Gjithashtu, edhe dhomat e zhveshjeve do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve dhe rikonstruksionit për të qenë të denja jo vetëm për ndeshje të kampionatit shqiptar, por edhe për ndeshje ndërkombëtare.stad 1I gjithë investimi kap shifrën e 150 milion lekëve ose 150 mijë dollarëve dhe punimet pritet të përfundojnë në fund të gushtit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter