Rikonstruktohen rrugët në kalanë e Elbasanit, do të ruhet autenticiteti i lagjeve muzeale të qytetit

Elbasan - Elbasani njihet si qytet i lashtë, ku monumentet kulturore janë nga më të rrallat që mund të preken në Shqipërinë e Mesme. Një prej atyre, që kanë zënë vendin e merituar në monumentet e kulturës, është kalaja 2000 vjeçare në qendër të qytetit.E lenë në harresë në këto vite, u desh ndërhyrja e Komisionit Evropian që  rrugicat e brëndshme të Kalasë  të nisin rikonstruksionin.Është projekti i dytë që KE ndërmerr duke investuar për rivitalizimin e rrugicës së kalasë, me një investim prej 500 milionë lekësh, ku së pari  u investua në rrugën "Egnatia" , që përshkon mes përmes kalanë.Investimi i dytë  dhe më i madhi, prek tre rrugët kryesore të kalasë që janë më të vizituarat nga turistët, për shkak se në ato rrugica janë dy kulte fetare mbi 500 vjeçare, si xhamia mbret dhe kisha Shën Meria.Specialisti i trashëgimisë kulturore pranë Bashkisë, Kreshnik  Belegu, shprehet se duke qënë se Kalaja e Elbasanit është zonë e mbrojtur e kategorisë së pare, në projekt është treguar kujdes i veçantë që të ruhet autenticiteti i saj.Bashkia e Elbasanit, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Komisionit Europian dhe grupe interesit me ndërhyrjen dhe ruajtjen e autenticitetit në rrugët e lagjeve muzeale, synojnë ta kthejnë kalanë e  elbasanit në një destinacion tërheqës në sytë e turistëve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter