Guvernatori, Koçi: Duhet shkarkuar, Kuvendi të zhbëjë oligarkinë në Këshill
Tiranë - Kryetari i PSV-së, Petro Koçi, i ka bërë thirrje partive parlamentare të bashkohen për të shkarkuar Guvernatorin e Bankës, Ardian Fullanin.Po ashtu, ai i ka kërkuar Kuvendit, të ndërhyjë me vendosmëri për të zhbërë pushtetet oligarkike të krijuara në shumicën e strukturave shtetërore, siç po ndodh me Këshillin Mbikqyrës të Bankës, ku nga 7 anëtarë, 5 janë të propozuar nga Qeveria "Berisha".Nga ana tjetër, Koçi ka denoncuar përpjekjet e PD-së, që sipas tij, po kërkon të devijë vëmendjen nga skandali i vjedhjes, me konferenca të përditshme shtypi.Në një mesazh në Fb, Koçi shkruan: "PSV, si formacion politik qe kerkoi menjehere e me qartesi shkarkimin e Guvernatorit Fullani pershendet reagimin ne rritje te opinionit publik ne mbeshtetje te fillimit te procedures parlamentare per shkarkimin e kreut te Bankes se Shqiperise.PSV u kerkon te gjitha partive parlamentare ti bashkohen thirrjes publike per te ndeshkuar me shkarkim cenimin e rende te interesave te Bankes dhe te shtetit nga skandali i vjedhjes ne kasaforten e institucionit me te rendesishem financiar ne vend."Koçi, duke e konsideruar qëndrimin e Qeverisë ndaj rastit si maturi për të mos ndërhyrë në institucionet e pavarura, shkruan: "PSV duke mirekuptuar deridiku ndrojtjen e Qeverise per te nderhyre ndaj dukurish apo ngjarjesh që perfshijne institucione te pavarura denoncon perpjekjet e palodhshme te PD me konferenca te perditshme te shtypit per te devijuar vemendjen publike nga ky skandal i permasave paraprirese drejt ceshtjesh me interes me te ngushte."Nga ana tjetër, në deklaratën kësaj partie thuhet se 'i kërkojme parlamentit te nderhyje me vendosmeri ndaj pushteteve oligarkike te instaluara ne shumicen e strukturave shteterore gjate qeverisjes regresiste te ish kryeministrit Berisha. Nga ana tjeter kerkojme ndalimin me ligj te marredhenieve nepotike parlamentare ne emerimet ne institucionet kushtetuese qe zgjidhen apo kontrollohen nga parlamenti."ar.sh/Oranews.tv