PD: S'ka zgjedhje me ndarjen e re, Paloka: Ndarja e re, një pikturë për Ramën

Tiranë - Bojkoti mund të jetë opsion, por Partia Demokratike, akoma nuk ka një vendim zyrtarë nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore me hartën e re territoriale.  Sipas kreut të grupit parlamentarë Demokrat, Edi Paloka, një gjë është e sigurt, me këtë ndarje nuk do të ketë zgjedhje. Sipas tij opozita emergjente ka  marrjen e  të gjitha hapave ligjorë që harta e re territoriale të shërbej vetëm si pikturë në shtëpinë e Kryeministrit Edi Rama.“Zgjedhjet janë problemi i fundit për ne. Ne do të bëjmë të gjitha hapat që kjo reformë e kaluar në parlament me votat e mazhorancës të mos jetë reforma që do të zbatohet, pra do të ndjekim të gjitha hapat politikë, ligjor dhe me tej që kjo reformë të ngelet në letrat e Edi Ramës, një nga pikturat e fundit të Ramës ështe harta që ai ka vizatuar, le ta mbajë për kujtim në shtëpi” – tha Paloka.Për të bindur së  ndarja  e re territoriale është në shkelje të kushtetutës dhe interesave të qytatarëve, Paloka, thekson se me këtë hartë  dhe vetë socialistët nuk pranojnë të shkojnë në zgjedhje.“Mbase nuk merr pjesë as Partia Socialiste me këtë hartë. Ne nuk do të lejojmë që të zhvillohen as zgjedhjet me këtë reformë” – theksoi deputeti i PD-së.Duke folur mbi  vendimin e  demokratëve  për bojkotin, Paloka  lë të kuptohet se nëqoftëse qeveria nuk ndryshon kurs, bojkoti  vazhdon te jetë  opsion dhe për sesionin e ri.“Nuk e di për çfarë duhet të bëjmë ne në parlament. Në qoftë se do të jemi në parlament dhe do të vazhdohet me këtë rrugë. Unë e kam thënë dhe një herë tjëter, i bie që të kthehet në një fushë beteje dhe nuk besoj se ka ndonjë shqiptarë që do të shohë gjak në parlament” – u shpreh Paloka.