Berat, zyra për kulturën italiane, forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve

Berat- Qyteti i Berat firmosi një aktmarreveshje midis Institutit të Kulturës italiane dhe bashkisë për hapjen e një zyre për kulturën italianë.Projekti i përbashkët “Dritare Kulturore” synon gjallërimin e jetës kulturore të komunitetit dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.Realizimi i tij do të mundësojë rikonstruksionin e një prej ambjenteve të bibliotekës “Vexhi Buharaja” për të qenë një pikëlidhje mes kulturës italiane dhe kërkesave social-kulturore të komunitetit.Sipas drejtoreshës së zyrës për kulturën Italiane Fluvia Veneziani akt-marrëvshja vendos tashmë një urë bashkëpunimi.Kryebashkiaku Fadil Nasufi ka theksuar rëndësinë e kësaj zyre që do të përfshije rregullisht në axhenden e saj vjetore qytetin e Beratit për të sjelle dhe promovuar art & kulturë në kuadrin e Javës Italiane të kulturës që organizohet cdo vit.Ky bashkëpunim do të sjellë për qytetin e Beratit, dhe hapjen e një qendre për mësimin e gjuhës italiane.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter