Jahjaga-Kryeprokurorit: Luftë ekstremizmit dhe radikalizmit

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka shprehur bindjen se institucionet duhet të jenë të angazhuar për të luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin.Gjatë një takimi me kryeprokurorin e shtetitn Sylë Hoxha ajo shprehu se ky institucion duhet të garantojë stabilitet stabilitet dhe siguri për vendin.“Luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendin”, është shprehur Jahjaga.Ngha ana e tij Hoxha theksoi se Institucioni i Prokurorit të Shtetit është një hallkë e rëndësishme e mekanizmave të sigurisë në Kosovë dhe tha se ky institucion ka nevojë për rritjen e numrit të prokurorëve me qëllim të shtimit të efektshmërisë së punës së institucionit”, thuhet në njoftim.