Librat, nuk ka rritje të numrit të lexuesve, nostalgjikët dhe të huajt më të interesuarit

Edhe vera konsiderohet si një nga stinët kur lexohen më tepër libra, në fakt ajo që ndodhë në libraritë e kryeqytetit tregon se vetëm nostalgjikët e librave vijojnë e lexojnë rregullisht dhe se nuk ka patur një shtim të numrit të lexuesve. Romancat e dashurisë, këtë verë vijojnë të jenë të preferuarit, lexuesit kanë vendour t’i marrin në valixhen e pushimeve të verës.Padyshim, të lidhur me librin janë ata që merrem me aktivitet letrare. Edhe këtë verë, ata janë ndër lexuesit e rregullt.Po një librarie në qendër të qytetit nuk i munguan as të huajt, turistët që menduan të kenë jo vetëm kujtim por dhe një histori Shqipërie. Kjo zonjë nga Hollanda u interesua për një libër historikë, për një guidë për Shqipërinë por mori me vete edhe një botim të autorit shqiptar Ismail Kadare.“Jam e intersuar të shoh libra për artin shqiptar, po ashtu për historinë. Ky që po shoh është një guidë për vendet më të bukura të Shqipërisë dhe po e marrë me vete, po ashtu mora dhe një libër të Ismali Kadaresë. Ne e njohim shkrimtarin nga Shqipëria. Është dita e fundit që jam në Shqipëri dhe bëra disa blerje që t’i marrë me vete në Hollandë.Romanet e dashurisë por dhe librat psikologjikë vijonë të mbetet të preferuarit e kësaj vere.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter