Durrës, 2500 fustane firmato kontrabandë, vlera 66 mijë euro

Durrës-Është goditur kontrabanda e rrobave firmato të markave të ndryshme, me vlerë që arrinin deri në 66 mijë euro.Operacioni është zhvilluar gjatë ditës së sotme nga struktura të specializuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Degën e Doganës Durrës, gjatë kontrollit në Sheshin e Trageteve.Burime nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se janë sekuestruar një sasi prej 2500 copë fustanë të markave të ndryshme me mbishkrimin “Made in Italy”, vlera të cilave shkonte në 66 mijë euro.Ndërkohë që hetuesit doganorë kanë marrë në pyetje drejtuesin e mjetit ku u gjetën rrobat kontrabandë dhe po procedohet më tej për penalizimin e tij.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter