Kriza në Ukrainë, perëndimi paralajmëron Rusinë

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar Rusinë të mos përdorë ndihmat humanitare si një pretekst për dërgimin e trupave në Ukrainën Lindore. Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power tha se cdo ndërhyrje e tillë do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe do të cilësohej si një pushtim i Ukrainës Lindore.Ndërsa Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Philip Hammond i bëri thirrje Rusisë për të shmangur çdo veprim provokativ. Zyra e tij tha se automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë. Hammond u shpreh i shqetësuar mbi veprimet e fundit në kufirin mes dy shteteve dhe për shtimin e armëve të rënda që kalojnë në territorin e Ukrainës nga Rusia."Jam thellësisht i shqetësuar për armët e rënda e dërguara në Ukrainë. Gjithashtu edhe pretendimet e forcave ruse për një ndërhyrje humanitare në Ukrainë është e pajustifikueshme dhe e paligjshme. Kushtet për një ndërhyrje të tillë nuk ekzistojnë", shtoi Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe.Me heret ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se stërvitja ushtarake në jug të Rusisë kishte përfunduar dhe se forcat janë kthyer na bazat e tyre të përhershme. NATO thotë se rreth 20 mijë trupa ruse janë vendosur në afërsi të kufirit më Ukrainën. Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për rolin e saj në Ukrainë sollën reagimin e Kremlinit gjatë kësaj jave, me ndalimin e importeve të ushqimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja.Dje ministri i bujqësise gjermane Schmidt argumentoi se goditja nuk do te jete aq e madhe sa publiku beson se mund te jete. Ai tha se në nëntë muajt e fundit "Rusia ka qenë një klient i ndryshueshem dhe eksportet e mishit dhe qumështit kanë rënë në mënyrë dramatike.". Nderkaq në Greqi besojnë se embargo ruse do te ndihmoje konsumatoret vendas, pasi sipas tyre kjo do te coje ne uljen e cmimeve tre produkteve..Rusia importon 43 perqind te produkteve ushqimore qe konsumon ne total.Gjysma e djathit, gati dy të tretat e perimeve, dhe rreth një e katërta e mishit në Rusi vjen nga jashtë. Ndërkohë disa nga moskovitët e shohin embargo të drejtë dhe një mundësi për vendasit.Ndërkohë zyrtarët në Rusi kanë planifikuar që të rrisin importimin e mallrave ushqimore nga vendet e Amerikës Latine, si zëvendësim për mallrat importimi i të cilave është ndaluar nga SHBA-të, Australia, Kanadaja, Norvegjia dhe vendet e BE-së.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter