Zgjedhjet në PD, Doda: Kriteri duhej të ishte respektuar. Shkëlzeni: Mos thumbo Bumçin

Tirane- Ka ngjallur mjaft reagime postimi i deputetes demokrate Mesila Doda në facebook lidhur me shkeljen e udhëzimit të PD-së për zgjedhjen e strukturave të Tiranës.“Tani që udhëzimi na e mori të keqen dhe nuk ka më asnjë pengesë, unë propozoj të nisim fushatën: Aldo Bumçi, kryetar i PD Tiranë” ironizonte dje deputetja Doda në rrjetin social facebook.Pas saj kanë ardhur dhe mjaft reagime pro dhe kundër. Madje në këtë bashkëbisedim është futur dhe Shkëlzen Berisha -(Nuk mund ta konfirmojmë nëse është profile zyrtar i djalit të ish-kryeministrit Berisha, megjithëse në profilin e tij ka komentuar dhe Jamarnër Malltezi) - i cili  shkruan “Per disa ne opozite "thumbat" për Aldon vlekan më shumë se ato për kundërshtarin"Duke parë që statusi kishte ngjallur interes deputetja gjeti me vend të sqaronte se nuk kishte pasur qëllim që të godiste emra të përveçëm si ajo e Mziu apo e Bumçit por këmbëngul se është e rëndësishme që të resketohen kriteret, dhe kriteri i ndarjes së mandateve nëse u fut si risi duhej të ishte respektuar për këro dhe në çdo nivel.“ Te dashur miq, shoh qe statusi im ka ngjallur shume interes dhe kjo eshe dicka e mire besoj une, pasi sjell vec mire kur gjerat thuhen edhe nese jane gabim apo disa i mendojne si te tilla. Se pari ju rikerkoj te ruani etiken ne debat, se dyti nuk ka qene dhe nuk do jete qellim goditja e emrave te pervecem as e zotit Mziu dhe aq me shume e kolegut tim Bumci. Eshte e rendeshme qe te respektojme kriteret dhe kriteri i ndarjes se mandateve nese u fut si risi do duhej te respektohej per kedo dhe ne cdo nivel. Kaq per thelbin e mesazhit qe gjithsesi nuk ishte kaq serioz sa e trajtuat....shpresoj qe ne te ardhmen mesazhe te tilla mos te sjellin kaq shume sekelldisje....231 (Në foto: Ja disa nga debatet)Zgjedhja e Xhelal MziutUdhëzimi i kryetarittë demokratëve për zgjedhjet dhe analizën e brendshme në PD, prerazi sanksiononte se në propozimin e kandidatëve për kryetar dege duhet të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës të PD-së me mandatin e të zgjedhurve: Deputet, Kryetar i Këshillit Qarku, Kryetar bashkie apo Kryetar komune.Gjithashtu, skualifikonte nga kandidimi, kryetarët e seksioneve që kanë plotësuar dy mandate si dhe ata që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë pasur rezultatet më të ulta se se në zgjedhjet paraardhëse.Por në zgjedhjet në Kamëz, dega e PD-së nuk e ka marrë fare parasysh këtë udhëzim, duke injoruar pikat kryesore të tij, jo vetëm që kur propozoi kryebashkiakun Xhelal Mziu, por dhe duke e zgjedhur atë me shumicë votash.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter