Kriza në Irak, SHBA sulme të reja ajrore

Ushtria amerikane kreu një raund të dytë sulmesh ajrore në veriperëndim të Irakut, duke përdorur avionë pa pilot dhe avionë luftarakë. Zëdhënësi i Pentagonit, Admirali John Kirby, tha se sulmet patën objektiv militantët e Shtetit Islamik pranë Irbilit. Ai tha se avionët luftarakë më pas hodhën 8 bomba ndaj automjeteve në rajon. Zëdhënësi i Pentagonit tha se sulmet u kryen për të ndihmuar Irbilin, ku personeli i konsullatës amerikane është duke ndihmuar qeverinë irakiane.Admirali Xhon Kirby tha në një deklaratë se aeroplanët amerikanë hodhën bomba 250-kilogramëshe të komanduara me lazer, kundër njësive të artilerisë të cilat bombardonin forcat kurde që mbronin Irbilin.Nderkohë Marie Harf, zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit tha për BBC se "synimi i sulmeve të tanishme është parandalimi i militantëve, të cilët tentojnë t'i afrohen qytetit të Irbilit. Në një plan më afatgjatë do të punojmë për të ndihmuar forcat kurde për të rimarrë territoret dhe për të luftuar militantë", tha Harf.Ndërsa John Kerry, Sekretari amerikan i Shtetit u shpreh fushata e terrorit ndaj personave të pafajshëm po paralajmëron një genocid.Ministria e të Drejtave të Njeriut në Irak ka bërë të ditur se qindra gra janë kapur nga militantët dhe po mbahen në disa shkolla në Mosul, qyteti i dytë më i madh në Irak. Pas marrjes nën kontroll nga ISIS të qytetit Qaraqosh, i cili është qyteti më i madh i krishterë në Irak, anëtarët e minoritetit Yazidi u detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe të strehohen në male.Sipas zyrtarëve amerikanë, militantët kanë nën kontroll edhe digën më të madhe në Irak, e cila është jetike, pasi kontrollon nivelin e lumit Tigris dhe është një burim kryesor i ujit dhe prodhimit të energjisë elektrike për popullin irakian.Presidenti amerikan Barak Obama autorizoi të enjten ushtrinë amerikane të ndërmerrte sulme ajrore nëse militantët islamikë përparonin drejt personelit amerikan në Irakun verior. Obama tha se kishte autorizuar avionët luftarakë të kryejnë sulme ajrore me objektiva të caktuar, kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, si dhe për t'u dërguar ushqime refugjatëve të izoluar.Persona të armatosur të grupit Shteti Islamik morën territore të tjera në veri të Irakut. Ata kanë tani në kontroll qytetin më të madh të krishterë të Irakut, Karakosh, duke shkaktuar një eksod të banorëve dhe një krizë humanitare.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter