PD, Ristani: Rama dhe Tahiri dështun me sigurinë

Partia demokratike ka bërë një bilanc të sigurisë në vend për muajin korrik duke deklaruar se situata është përkeqësuar në çdo drejtim.Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti demokrat është shprehur se teksa Rama merrej me sukseset imagjinare të 300 ditëve , krimi në vend vinte duke u rritur.“Teksa në muajin korrik, Edi Rama dhe të tijtë, ishin të zënë me paradat e sukseseve imagjinare të 300 ditëve, të gjithë treguesit e rendit në vend kanë pësuar një përkeqësim tronditës, duke e bërë pasigurinë të papërballueshme për qytetarët”, u shpreh Ristani.Sipas tij, është rritur sasia e drogës që kalon kufirin shqiptar, janë rritur shifrat e vrasjeve dhe të krimeve dhe statistikat tregojnë rritje të aksidenteve, dhe të gjitha këto shprehet Ristani janë bërë kur Rama dhe Tahiri mbushin rrugët me reklama.“Rama dhe Tahiri delirojnë nën efektin toksik të Lazaratit, por vetëm brenda javës së fundit, dy ngarkesa prej 3 tonë e 124 kg marijuanë kanë kaluar nëpër kufinjtë tanë dhe janë kapur në Itali.Edi Rama mbush Tiranën dhe vendin me reklama në rrugë për sukseset e rendit, dhe në mes të ditës, në mes të kryeqytetit grabitet argjendaria, e plagoset pronarja. Kronika e zezë ka mbushur ekranet, po vec kësaj, statistikat zyrtare tregojnë realitetin e dështimit të madh të Edi Ramës e Saimir Tahirit me rendin dhe sigurinë publike.Përkeqësim, krahasuar me qershorin e këtij viti, pasi 3 persona më shumë kanë humbur jetën nga vrasjet.Përkeqësim të aksidenteve, korriku u mbyll me 12 më shumë, dhepër pasojë 3 viktima më shumë se sa qershori.Përkeqësim, pasi është rritur ndjeshëm numri i vjedhjeves së banesave dhe vjedhjeve me armë dhe me dhunë. 121 vjedhje banesash në Korrik, 23 vjedhje me dhunë, dhe 11 vjedhje me armë”, tha Ristani. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter