Tiranë - Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës janë përplasur sërish sot me replika dhe kundëreplika në rrjetet sociale, njeri duke mbojtur reformën në arsim dhe tjetri duke goditur kreun grupit të inspektimit të Universiteteve, Erjona Isufin, për doktoraturën "falso".Ishte PD-ja ajo që doli paraditen e sotme me një deklaratë në të cilën denonconte kryeinspektoren e arsimit, Isufin, se e ka marrë doktoraturën nga një mashtrues francez.Akuzave, Kryeministri Rama iu përgjigj me një postim në Fb, duke ironizuar ish-kreun e PD-së Berishën dhe kryetarin e ri, Bashën: "Nga më plaku tek më i riu, delirojnë në mes të vapës për gjëmën e madhe që po sjell shkulja e piramidave në arsim."Por, nuk ka kaluar shumë, kur nga PD-ja vjen replika, kësaj radhe nga kryetari i saj, Basha, që po në Fb shkruan: "Kryeministri kryemashtrues mbron kryekontrolloren me diplomë false që po bën xhiron e turpit në blogje! Lloji mbron llojin! L.Basha."Postimi i Ramës në FB
Paradite, Partia Demokratike duke iu referuar mbylljes se Universiteteve ka denoncuar kryekontrolloren e kritereve për Universitetet se është pa doktoraturë, Erjona Isufin. Gjithashtu PD thotë se Kryeinspektorja, ajo që hartoi fermanin që mbylli dyert e universiteteve është nën akuzë për diplomë falso.Në një dalje për mediat, koordinatori i PD, Ervin Salianji solli disa shkrime të mediave franceze të cilat kanë shkruar për rastin e një spekulanti të dënuar nga gjykata, i cili merrte para në këmbim të diplomave.Salianji paraqiti shkrimin e gazetës por edhe diplomën e kryekontrollores që opzita pretendon se e ka marrë nga ky person që është dënuar për mashtrim.Sipas Salianjt ky është modeli i ri i arsimit të Edi Ramës.
Deklarata e Ervin SalianjitEdi Rama mbylli me arrogancë dhe brenda natës dhjetra universitete dhe shkolla të larta në vend, me një manifestim kinse për të treguar se ai paska një model tjetër për arsimin.Por modeli i tij për arsimin nuk vonoi të zbulohej.Kryeinspektorja, ajo që hartoi fermanin që mbylli dyert e universiteteve është nën akuzë për diplomë falso.Mediatë rëndësishme franceze, si përshembull Le Figaro, kanë shkruar për rastin e një spekulanti të dënuar nga gjykata, i cili merrte para në këmbim të diplomave fantazëm.(Kemi këtu shkrimet e gazetave dhe mediave franceze, si dhe diplomen qe kryekontrollorja ka marre nga i denuari per mashtrim)Kryeinspektorja e Edi Ramës për cilësinë në arsim, pra modeli i përsosmërisë në edukim sipas Edi Ramës, Ejona Isufi, rezulton të jetë një nga të diplomuarat prej mashtruesit francez të dënuar nga gjykata e Tiranës.Kontrollorja e kritereve, e standarteve, e cilësisë së universiteteve, është thjesht pa doktoraturën që pretendon se ka.Ky fakt e kompromenton rëndë aktin e Edi Ramës, dhe dëshmon se sa joseriozisht e ka ai reformën në arsimin e lartë.Partia Demokratike inkurajon zbatimin e ligjshmërisë, vendosjen para ligjit të përgjegjësve dhe shkelësve të ligjit.Sepse, kjo reformë është mjaft e nevojshme, por që duhet kryer në mënyrë transparente, me konsulencë, për interesat e publikut dhe të studentëve, dhe jo për favoret e miqve dhe klientëve.
(Diploma doktoratures se Kryeinspektores për cilësinë në arsim, Ejona Isufi, publikuar nga PD)
Shkrimi i gazetës franceze, publikuar nga PD
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni
Oranews.tv në
Facebook dhe në
Twitter