Veliaj apel PAK: Bashkëpunoni për pastrimin e listës nga abuzuesit

Minsitri i Mirëqenies Social dhe Rinisë Rrion Veliaj i përgjigjet akuzave të bëra më herët nga kreu i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara Sinan Tafaj.Ministri tha se përpara së këto shoqata të kërkojnë indeksimin e pagesave të paaftësisë, duhet të bashkëpunojnë me ministrinë për të hequr abuzesit nga lista e përfitimeve. Sipas ministrit janë konstatuar që me problem fare të vogëla në shikim dhe me mbajtje e syzeve optike, janë trajtuar si persona të verbër.“Nëse të njëjtat shoqata që nuk duan të hiqen abuzuesit, duan dhe të rritet indeksimi. Këtu ka një llogjikë që nuk funksionon, pra së pari duhet të na bashkohen për të hequr abuzuesit. Me paratë që ne kursejmë, duke hequr 30% që janë abuzues dhe kemi filluar të heqim, vetëm muajin e fundit kemi pasur një ulje me 2%, të listës, që do të thotë se kemi hequr qindra abuzues ne do t’i përdorim për të bërë indeksime. Të njëjtat grupe që kërkojnë indeksimin kërkojnë dhe që të mbrohen abuzuesit”, tha Veliaj.Një tjetër shqetësimi që kanë ngritur PAK ka qënë edhe vonesat e mundëshme të papagesës së paaftësisë që mund të ndodhin në vjeshtën e këtij vitit. Miniastri Veliaj nuk tha direkt që do të ketë por la të nënkutpohet se nëse nuk pastrohet skema me këto kosto, rrezikohen vonesat.“Ne kemi 2 operacione, fondet për të paguar, por sigurisht edhe operacioni për të larguar abuzuesit. Parimi për këtë vit dhe për cdo vit tjetër është se sa më shumë largohen abuzuesit aq më shumë ka fonde”, deklaroi Ministri.Ministri Veliaj garantoi të gjithë perosnat me aftësi të kufizuar se do të vijoj me reformin e skemës dhe se ligji i ri i jep mbështetje financiare vetëm atyre që e meritojnë atë, jo ata që janë futur me qëllim përfitimi në këtë skemë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter