Ebola në Nigeri, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Presidenti nigerian Goodluck Jonathan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas shpërthimit të virusit Ebola në vend. Ai tha se ka miratuar një fond prej më shumë se 11 milion dollarë , si nje përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.Në një deklaratë, presidenti Jonathan u bëri thirrje nigerianëve të raportojnë çdo rast të dyshuar me “Ebola” tek autoritetet më të afërta mjekësore.Ai gjithashtu i bëri thirrje publikut të mos përhapë informacion të rremë për “Ebola”-n, gjë e cila mund të çojë në panik dhe histeri masive. Nigeria është vendi i katërt afrikan me rrezik të lartë të “Ebola”-s, pas Liberisë, Sierra Leones dhe Guineas. Ky vendim i Nigerise vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se përhapja e virusit në Afrikën Perëndimore është një emergjence shëndetësore globale.OBSH thotë se 961 persona kanë humbur jetën si pasojë e ‘Ebolas’ në Afrikën Perëndimore, dy prej tyre në Nigeri. Shpallja e emergjencës botërore nga OBSH erdhi pas një samiti dy ditor në Gjenevë të Zvicrës. Sipas zyrtarëve, pasojat e Ebolas, janë veçanërisht të rënda për shkak të rrezikshmërisë së virusit.Agjensia e Shëndetit e Kombeve të Bashkuara tha se shpërthimi ishte një "ngjarje e jashtëzakonshme".. "Një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare konsiderohet e rëndësishëme për të ndaluar përhapjen ndërkombëtare të “Ebola”-s, tha OBSH në një deklaratë.Ndërkohë edhe Liberia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Presidenti i Liberisë u shpreh se është e nevojshme të merren masa të jashtëzakonshme për të dalë nga kjo situatë tejet e rënduar dhe e rrezikshme. Ai shtoi se varfëria, kultura dhe praktikat fetare vazhdojnë të ndikojnë negativisht në përhapjen e sëmundjes."Ebola" është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse të njohura për njerëzit. Rreth 90% e personave të prekur nuk arrijnë të mbijetojnë. Simptomat e para janë të ngjashme me ato të gripit, si ethe apo temperaturë e lartë. Por më pas nis hemoragjia e jashtme dhe e brendshme, duke çuar në vdekjen e të gjitha organeve.Është hera e parë që Afrika Perëndimore preket nga “Ebola” dhe fjala është për shpërthimin më të rëndë të këtij virusi deri më sot, pjesërisht për shkak se njerëzit e sëmurë nuk shkojnë për kurim.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter