Vlorë, skafi përfshihet nga flakët tek porti i jahteve, plagoset pronari

Vlorë- Skafi në pronësi të Shemsi Zemanit, pronar i një mobilierie të njohur në Vlorë, është përfshirë nga flakët mesditen e sotme në portin e Jahteve në Orikum.Skafi luksoz ndodhej në portin e jahteve dhe një grup miqsh të Zemanit do të hipnin për të bërë një udhëtim turistik.Nga të dhënat e para mësohet se Zemani ka qenë duke bërë një riparim në motorin e skafit kur ka ndodhur dhe shpërthimi i cili ka bërë që skafi të përfshihet nga flakët.Skafi është mbytur, ndërsa pronari ka pësuar plagë djegieje në gjymtyrët e trupit.Shemsi Zemani është sjellë me urgjencë drejt Tiranës për të marrë mjekimin e duhur, ndërsa saktësohet se është jashtë rrezikut për jetënNga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.shemsi zemani(Në foto: Shemsi Zemani)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter