Forumi Shkodran: 500 euro me foton e Fullanin, shkarkojeni

Forumi Shkodran përmes një deklarate për shtyp në lidhje me vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, ka kërkuar që të ketë një reagim të fortë qytetar ndaj këtij skandali madhor, siç e quan ai.Ata nuk lanë pa etiketuar dhe politikën Shqiptare që sipas tyre po vë interesat e ngushta para atyre kombëtare.Forumi Shkodran kërkoi shkarkimin e guvernatorit Fullani dhe sekuestrimin e pasurisë së tij.“Si qytetarë të Shkodrës dhe taksapagues të Republikës së Shqipërisë, si zë i shoqërisë civili i munguar në qytetin e Shkodrës, Forumi Shkodran, denoncon dhe reagon ashpër ndaj grabitjes së dhomës së Thesarit më të sigurt në Republikën e Shqipërisë. Skema e vjedhjes, dështimi i plotë i mekanizmave të kontrollit, mosmbajtja e përgjegjësive apo reagimeve të vonuara prodhon keqmenaxhimin e sistemit monetar e financiar në Shqipëri.Sikur kjo mos mjaftonte ne sot po hasim me një heshtje të politikë për këtë skandal. Deri më sot kryebankeri nuk mban asnjë përgjegjësi morale dhe profesionale . Jemi të shqetësuar që institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin asnjë veprim ligjor për shkarkimin e Guvernatorit dhe sekuestrimin e tij të paligjshme”, tha Senida Mesi, anëtare e Forumit.Në fund, ky forum ndërsa shpërndau broshurat me vlerën e 500 Eurove dhe foton e Fullanit, u kërkoi Shkodranëve t'i bashkohen reagimeve për shkarkimin e Guvernatorit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter