Aksidenti, lamtumirë Giorgio, italiani që dashuronte Shkodrën
Me kryeqendrën e veriut të Shqipërisë e lidhte dashuria, (Giorgio bashkëjetonte me një grua shkodrane me të cilën ishte njohur në Itali) por edhe bukuritë e saj natyrore.Shkodrën e bukur donte t'ia tregonte edhe bashkëkombësve të tij italianë. 67 vjeçari, i cili prej 2 vitesh ishte vendosur në Shkodër, kishte ngritur një hostel dhe organizonte ture turistike të herëpashershme.Madje të dielën një grup turistësh nga vendi fqinj do të vizitonin zonën e Dukagjinit, bukuritë natyrore të kanioneve dhe shpellave atje.Dje 67 vjeçari së bashku me Fatjonin, 28 vjeç bashkëpunëtor i tij kishin shkuar për të inspektuar zonën, dhe të bënin gati akomodimin e turistëve. Por teksa po ktheheshin makina e cila drejtohej nga djaloshi shkodran humbi kontrollin dule rënë rreht 80 metra në humnerë.Nga aksidenti humbi jetën 2 persona, 6 të tjerë u plagosën. Ja disa nga fotot e tureve turistike që Giorgio organizonte nëpër Shkodër.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter