Elbasan, peticioni për vjedhjen e Thesarit, qindra qytetarë firmosin për shkarkimin e Fullanit

Elbasan- Mesditën e sotme qytetarët elbasanas kanë firmosur peticionin në cilin kërkohet shkarkimi i Guvernatorit të BSH Ardian Fullani lidhur me supervjedhjen e kryer në institucionin e drejtuar prej tij.Qytetarët elbasanas thonë se ndihen të irrituar për mungesën e përgjegjësisë morale nga ana e Fullanit por edhe me indiferentizmin e organeve të drejtësisë. Sipas tyre, Fullani duhet të përballet me ligjin nëse ky i fundit është i barabartë për të gjithë.“ Jam befasuar, kam ardhur për pushime këtu dhe kur dëgjoj intervistat e tyre, them që prokurori në këtë rast nëse nuk vepron duhet të bëjë dorëheqje. Urgjent të kryhet arrest shtëpie, t’i verifikohet pasuria , jo vetëm atij, por gjithë grupit sepse na kanë vjedhur djersën e popullit. Unë them urgjent, ndryshe të ngrihemi dhe t’i kthejmë dinjitetin këtij kombi”, tha një prej qytetarëve.“ E firmosim për tu hequr një orë e më parë Guvernatori i Bankës. Fullani nuk mban përgjegjësi se është i lidhur këmbë e kokë me politikën. Politika është e gjitha fajtore”, tha një tjetër qytetar.“Unë e firmosa sepse guvernatori ka vjedhur me të dyja duart”, tha një tjetër.“Gjendja ekonomike është shumë e keqe dhe vidhen paratë e popullit”, tha një qytetare.Peticioni për shkarkimin e Fullanit ka nisur ditën e djeshme në Tiranë dhe sot është shtrirë edhe në Elbasan. Peticioni do të zgjasë për 10 ditë me radhë dhe vetëm ditën e djeshme ka mbledhur 1 mijë firma. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter